Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka refuzuar ftesën e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për takim rreth mundësisë së kandidatit konsensual për zgjedhjet presidenciale.

Këtë për Telegrafi Maqedoni e ka konfirmuar edhe sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili tha se nuk do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Nga ASH kanë thënë se nuk do të realizojnë takim me pushtetin, i cili sipas tyre ka marrë vendime regjimi, duke i’a larguar ingerencat arsimore kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari.

Kryeministri Zoran Zaev takimet rreth zgjedhjeve presidenciale i filloi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa dje u takua edhe kryetarin e PDSH-së dhe atë të Alternativës, Menduh Thaçin dhe Afrim Gashin.

Pas refuzimit të takimit nga ana e Ziadin Selës, Zaev nesër pritet të takohet edhe me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.