Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela derisa komentoi qëndrimin e djeshëm të BDI-së rreth kandidatit për president u shpreh se gjithçka që buron nga kjo parti, meriton përbuzjen e shqiptarëve.

Ndërkohë që bëri të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet kryesia e partisë së tij dhe do të shqyrtoj edhe çështjen e kandidatit presidencial por dhe bashkëpunimin eventual edhe me subjektet tjera opozitare.

“Mendimet e tyre le ti vlerësoj opinioni dhe le ti kenë aprasyshë edhe ato se çfarë kanë thënë deri dje. Ne kishim një komunikatë si ASH dhe neser kemi mbledhjen e kryesisë qendrore. Mendoj se gjithçka që del nga goja e Bashkimit Demokratik për Integrim meriton përbuzjen e shqiptarëve. Na vjen mirë që pranuan sfidën që ua bëra para ca ditësh që të dalin me kandidatin e tyre që të përballemi në zgjedhje”, tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.