Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela me super optimizmin e tij politik jo vetëm që do ti “fitojë” të gjitha komunat siç tha edhe vetë, por edhe njërin ndër qytetet më të rëndësishme , atë të Tetovës shkruan Tetovasot.

Një një emision televiziv kreu i opozitës shqiptare rrëfehet por edhe shpresat i var tek VMRO-DPMNE duke e bërë ” çelësin” për të fituar këtë qytet të rëndësishëm për shqiptarët , por përmes një partie nacionaliste maqedonase që tashmë ka dalë në një koalicion të hapur pavarësisht kontradiktave dhe historive të veprimit politik që dihen tashmë .

Sela që po lufton për mbijetesë politike pas gjashtë ciklesh të humbura zgjedhore një pas një , tenton të ngrisë forcën e partnerit tashmë VMRO por në këtë grackë politike ai duket se nuk e di saktë se Tetovën e fitojnë shqiptarët, vota e tyre, forca e tyre dhe asnjë parti maqedonase madje percjelle Tetovasot.
Ai humbi Strugën duke qenë në pushtet para katër vitesh dhe së bashku me Mickovskin ata mund të jenë të larguarit e parë pas këtyre zgjedhjeve të tetorit .Por meqë fjala dorëheqje nuk ekziston sidomos tek humbësit e partive shqiptare është më shumë për ti besuar kësaj të fundit se nuk do ndodhë se sa ASH bashkë me VMRO-në të mund të fitojnë Tetovën shqiptare.

https://www.facebook.com/673190229477851/posts/2374806472649543/