Gjiganti i teknologjisë “Google” ka kërkuar falje pasi përditësimi i softuerit të ri ka shkaktuar daljen nga kontrolli të butonit “search” të martën.

Një zëdhënës i kompanisë tha se ekipi kishte punuar shpejtë për të adresuar defektin dhe shërbimet për një kohë të shkurtët u kthyen në funksion normalisht.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një problem të përditësimit të softuerit që ndodhi vonë këtë pasdite në kohën e Paqësorit dhe ndikoi shkurtimisht në disponueshmërinë e kërkimit në Google dhe Maps”, thanë ata, shkruan TheGuardian, transmeton Klankosova.tv

Problemi u raportuar nga disa platforma teknologjike si “Downdetector” e kompania e inteligjencës së rrjetit “ThosuandEyes Inc”.

Mbi 4 mijë e 100 probleme u raportuan që nga ora 11:38 e së martës, teksa përdoruesit e Google thanë se platformat simotra Gmail, Google Maps dhe imazhet e Google po përjetonin gjithashtu probleme.

Vendet e prekura nga dalja e kontrollit të “search” të Google ishin ShBA-të, Australia, Afrika e Jugut, Kenia, Izraeli, Evropa e Azia, duke pëfshirë Kinën e Japoninë.

Përdoruesit që përpiqeshin të përdornin “search” në Google iu shfaqej “error 502” ose “error 500”.