Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen dhe lirin e qytetarëve, Komisioni për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekjen e telekomunikimeve dhe Komisioni Juridiko- ligjvënës.
Në seancën e parë të Komisionit të përhershëm anketues do të shqyrtohet një parashtresë e një qytetari. Në komisionin për mbikëqyrje do të shqyrtohet Rregullorja për punë e vetë komisionit, ndërsa në Komisionin juridiko -ligjvënës pika e vetme e rendit të ditës do të jetë Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të dytë.
Comments are closed for this post.