Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale.

Në rend dite në Komisionin për Çështje Ekonomike është raporti vjetor i punës së Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës për vitin 2018.

Ndërsa në seancën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale do të shqyrtohet propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor në lexim të parë, i dorëzuar nga deputetët e opozitës.

Ndryshe, pas pauzës për shkak të zgjedhjeve presidenciale në vend, këto do të jenë seancat e para në Kuvend.