Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca të reja gjyqësore për rastet e Porkurorisë Speciale “Lëndina” dhe “Tarifa”.

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan, për ndërtimin e paligjshëm të tre shtëpizave në Komunën e Zelenikovës.

Sipas aktakuzës, ata kanë ndërtuar tre shtëpiza në Zelenikovë pa leje për ndërtim, gjegjësisht lejet i kanë marrë pas ndërtimit të shtëpizave. Llatas ka ndërtuar shtëpizë 317 metra katror, ndërsa vëllezërit e tij 130 dhe 104 metra katror.

Ndërsa në rastin “Tarifa” i akuzuari i parë është ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Në këtë lëndë bëhet fjalë për aktakuzë për blerje të paligjshme të sistemeve softuerike për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej 4 milionë eurove.