Janë sanksionuar 33 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë në rrugët e Shkupit.

Aksioni kontrollues për zbulimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë me makina, dje nga ora 06:00 deri në mesnatë e ka realizuar Departamenti për siguri në komunikacioni pranë SPB Shkup.

Ndërsa nga MPB njoftojnë se janë zbuluar 57 shkelje në komunikacion, për të cilat janë dhënë 12 gjoba dhe 45 fletpagesa për shkelje.

Policia mbrëmë ka realizuar aksion edhe për zbulimin e parregullsive të motoçiklistëve, me çka 47 prej tyre janë sanksionuar, kurse janë zbuluar edhe 42 shkelje tjera.