Të dhënat vinë nga Strategy Analytics që zbulon se pavarësisht se linja Galaxy S21 po shitet mirë, 40% e shitjeve kanë qenë Galaxy S21 Ultra.

Samsung nuk ka arritur as ti afrohet shitjeve synuara me Galaxy S20. Edhe pse ishte një smartfon fantastik, çmimi i lartë dhe pandemia e bënë blerjen e tij të paarsyeshme për shumë përdorues.

Gjërat kanë ndryshuar në 12 muajt e fundit dhe njerëzit po nxitojnë për të blerë një Galaxy S21 sot. Në fakt kompania ka shitur tre herë më shumë Galaxy S21 sesa Galaxy S20 në muajin e parë të tij.

Të dhënat vinë nga Strategy Analytics që zbulon se pavarësisht se linja Galaxy S21 po shitet mirë, 40% e shitjeve kanë qenë Galaxy S21 Ultra.

Mbi të gjitha ky trend tregon se njerëzit nuk kanë frikë më të shpenzojnë para në një smartfon si një vit më parë.