E ftuar së fundmi në emisionin “Nin” është këngëtarja shumë e njohur e hitit “Psikopatja jote”, Fifi. Pasi kënga e saj u pëlqye mjaft nga publiku, të gjithë u bënë kuriozë për titullin aspak të zakontë, për të cilin Fifi shpjegoi se nuk ka femër në botë që nuk sillet si e tillë me partnerin e saj, duke e kontrolluar në çdo veprim, ndaj dhe kënga kishte marrë një titull të tillë.

Gjatë intervistës në studio, Fifi ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me marrëdhëniet e saj të dashurisë, pasi ka treguar se ka qenë ajo që gjithmonë ka dashur më shumë, ndërsa atë nuk e kanë dashur kurrë.

“Kënga ‘Psikopatja jote’ është krejt pikëpyetje, a je ti a s’je? Se kurrë s’më kanë dashur, gjithmonë vetëm kam dashur.”, ka rrëfyer Fifi, siç mund ta shihni në videon promo të emisionit.