Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore Ejup Ristemi përmes një postimi në Facebook ka informuar publikun për dinamikën e ndërtimit të kësaj autostrade.

: “ Nuk është me rëndësi se sa shpejt do të udhëtoni, por me rëndesi është se sa sigurt do të udhëtoni! Autostrada Kërçovë – Ohër do të jetë rruga më e sigurt ne vend” ka deklaruar Rustemi.

Është realizuar mbikqyrje në ndërtimin e Autostradës A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër me gjatësi prej 57 km, nga minsitri Boçvarski, drejtori Rustemi, zëvendës ministri Rexhepi dhe zëvendës drejtori Tërpevski.

“Në fakt, punimet ndërtimore në këtë pjesë të autostradës janë në vazhdim. Po kryhen punimet në tokë, një numer i madh i viadukteve, qarkoreve, rrugëve hyrëse, murreve mbështetëse, mbikalime, nënkalime dhe gjithçka që është paraparë në përputhje me proektin e ndërtimit. Më mbresëlënësi prej tyre është viadukti konsol që është duke u ndërtuar afër fshatit Dobrenoec, i cili është më i madhi nga të planifikuarit me një gjatësi totale prej 520,7 m dhe një lartësi prej 70 m. Janë realizuar punimet ndertimore në tunel edhe ate në të dy gypat e tunelit në të dy drejtimet me gjatësi prej 4 km, që do te jenë të pajisura në bazë të standardeve moderne evropiane. Punohet në qarkoret Arbënovë, Izdegllave, Botun, Meshevishtë dhe Podmoljë. Po ashtu është kryer dhe rehabilitimi i një pjese të magjistrales ekzistuese. Në ndërtimin e autostradës kemi edhe projekte të reja edhe atë: qarkore, rrugë paralele hyrëse të lidhura me objektet ekzistuese, devijime për rrugët lokale, stabilizimin e pjerrtësive dhe sanimin e rrëshqitjeve.
Do të ndërtohet një qendër e re e kontrollit me pajisje të kompletuara për sinjalizimin e trafikut përgjatë tërë trasesë.
Realizimi i përgjithshëm deri më tani është 322,4 miljon euro. Realizimi për tremujorin e parë në 2021 është 5,14 miljon euro.
Njëkohësisht ju theksoj se ndërtimet do të vazhdojnë në gjithë infrastrukturën rrugore edhe në periudhën që vjen”- theksoi Rustemi.