Nëse Gjykata Kushtetuese e shqyrton nismën lidhur me një nen të caktuar nga i gjithë Ligji për amnisti dhe vlerëson se është jashtëkushtetues, sipas prokurores Vilma Ruskoska, atëherë do të amnistoheshin të gjithë të tjerët për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Ruskoska tha se personalisht nuk e di në  cilën pjesë ka të bëjë debati para Gjykatës Kushtetuese, nëse për të gjithë ligjin apo vetëm për një nen të caktuar.

“Nëse është për një nen të caktuar, siç saktë theksohet për cilin vlen amnistia dhe nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim se ky është një nen jashtëkushtetues, atëherë të gjithë të tjerët do të ishin amnistuar. Ndërsa, nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese e shqyrton nismën lidhur me të gjithë Ligjin për amnisti”, deklaroi Ruskoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me shqiptimin e aktgjykimit për Zoran Milevski-Kiçeec në Gjykatën Penale.