Centrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është goditur dhe aty ka zjarr, sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Enerhodar.

“Kërcënim për sigurinë botërore!!! Si pasojë e granatimeve të pamëshirshme nga armiku i ndërtesave dhe blloqeve të centralit bërthamor më të madh në Evropë, centrali bërthamor i Zaporizhzhisë është në flakë!!!”, ka shkruar Orlov në Facebook, shkruan CNN.

“Ndaloni menjëherë bombardimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya”, ka thënë më tej kryebashkiaku.

Dhe pas kësaj, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.