Atletico Madridi kohën e fundit është duke shkëlqyer në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone nuk di për humbje kohën e fundit duke qenë në kreun e La Ligas, tetë pikë më shumë se dy rivalët Real dhe Barcelona, derisa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Forma e mirë e lojtarëve ka bërë që “Los Rijoblancos” të kenë ngritje në vlerën e skuadrës.

Sipas Transfermarkt, Atletico ka kaluar rivalin Real Madridin nëse flasim për vlerën e skuadrës.

Vlera e Atleticos është 769 milionë euro, derisa e Realit vlen 750 milionë euro.

Sidoqoftë, në krye mbetet Barcelona si skuadra më e vlefshme spanjolle me 800 milionë euro.