Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit njofton opinionin se në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente të të gjitha derivateve të naftës në bursat botërore shënojnë rritje deri tani të paparë rekorde te të gjitha derivatet e naftës edhe atë: te benzina për 10,990 %, te nafta për 21,147 %, te vaji ekstra i lehtë për 18,278 % dhe te mazuti për 13,830% . Paralelisht, në të njëjtën periudhë, kursi i dollarit në raport me të gjitha valutat botërore dhe në raport me denarin është rritur për 1,401 %. Në përputhje me këto të dhëna, KRRE-ja miratoi vendim me të cilin janë përllogaritur të gjitha këto trende, me ç’rast bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 10.21%.
Për shkak të rritjes enorme të çmimit të derivateve të naftës në bursa dhe përforcimit të kursit të dollarit në raport me denarin, ndërsa në përputhje me vendimin, nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 5.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 10.00 denarë për litër.
Nga mesnata ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 89.50 denarë për litër, ndërsa ЕUROSUPER BS-98 do të shitet olr 91.50 denarë.
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 85.50 denarë.
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) për 83.50 denarë.
Comments are closed for this post.