Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, të siguruara nga tereni përmes inspektorëve dhe të cilat ajnë përpunuar, rezulton se 200 fëmijë për shkak se nuk janë të vaksinuar nuk janë regjistruar në klasë të parë për të vijuar procesin edukativo arsimorë.
“Ndoshta numri do të jetë edhe më i madh, por kjo nuk është poenta. Sikur edhe për një fëmijë të bëhej fjalë, ne duhet të veprojmë si institucion, duhet ta respektojmë kushtetutën, ligjet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila lidhur me këtë çështje është shprehur dhe e ka trajtuar përmes kaheve konkrete. Po shqyrtohen të gjitha mundësit e mundshme, edhe rreth aspektit ligjor, edhe rreth numrit të fëmijëve të paregjistruar në nivel nacional. Të dhënat në të cilat thirren prindërit e fëmijëve lidhur me vaksinimi, si dhe për ata fëmijë të paregjistruar do ti hap në mbledhjen e radhës së Qeverisë”, ka deklaruar ministri i arsimit, Arbër Ademi.
Comments are closed for this post.