Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit të sotëm me homologun serb në Beograd, kanë folur në lidhje me imunizimin e popullsisë si dhe gjendjen me coronavirusin.
Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar pas takimit theksoi se shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të vaksinohen kundër Covid-19 në Serbi vetëm përmes sistemit online dhe në rast se Qeveria serbe organizon aksion konkret.
Llonçar theksoi se deri më tani rreth 15 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar në Serbi.
“Nëse flasim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që nuk kanë asgjë në Serbi, por që thjeshtë duan të vaksinohen, kjo është e mundur vetëm përmes portalit `e-uprave`. Mos ejani nëse nuk keni bazë, nëse nuk jeni siguruar mirë. Kjo mundësi ekziston vetëm përmes portalit e-uprava dhe nëse realizojmë aksion të ri ku ju themi ejani, këto janë vendet, të themi për qytetarët e Maqedonisë, ku mund të vini pa termin, pa asgjë tjetër”, tha ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.
Comments are closed for this post.