Prej sot Instituti i Shëndetit publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka aktivizuar ekipe mobile për vaksinim kundër gripit sezonal.
Kjo siç tha drejtoresha e Institutit Marija Andonovska për ta shpejtuar procedurën dhe që të përfshihen më shumë qytetarë në imunizim.
“Në Institutin për Shëndet Publik vaksinohen vetëm punonjësit shëndetësor, e me insistim të ministrit për efikasitet më të madh, në marrëveshje më të, Instituti për shëndet publik ka formuar ekipe mobile të cilat nga sot do të shkojnë nëpër institucione shëndetësore nga tre arsye, që t’ua lehtësojmë punëtorëve shëndetësorë, që ta rrisim numrin e të vaksinuarve dhe se e treta, qëllimi ynë është që të jemi më efikas dhe më shpejtë të vaksinohen edhe qytetarët tjerë”, tha Marija Andonovska – drejtoreshë e ISHP.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili u vaksinua sot kundër gripit, thotë se deri tani janë vaksinuar rreth 10 mijë qytetarë. Për atë se çfarë masash mund të merren ndaj antivaksinuesve do të dihet kur të hartohet një strategji vaksinimi. Ministri shtoi se tashmë po punohet në këtë drejtim.
Comments are closed for this post.