Shkëndije Mujaj njihej si një nga femrat shqiptare që nuk njihte tabu.
Me videoklipet se*ksi dhe fotot e videot ku ekspozonte format e saj trupore, këngëtarja tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Por në një moment, ajo hoqi dorë nga zhveshja dhe ekspozimi i trupit për të vendosur mbulesën e Islamit.
Shkëndije Mujaj është kthyer në një besimtare myslimane dhe e predikon fenë në postimet e saj në rrjetet sociale. Pas ndryshimit drastik, a do të pranonte këngëtarja një mashkull që nuk praktikon besimin mysliman?
Gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, ajo u shpreh se kjo gjë nuk do ndodhte kurrsesi dhe se burri i saj i ardhshëm duhet të falet pesë herë në ditë.
Ndërsa nuk pranoi të zbulonte nëse ka aktualisht një mashkull në zemrën e saj, duke shtuar se këtë do e tregojë kur të vijë momenti i duhur.
“Gjithmonë kam jetuar vetëm. Për këtë pjesë është herët për të folur sepse nuk ka ardhur akoma momenti për të treguar diçka, kur të ketë do lajmëroj.
Duhet të jetë patjetër besimtar, nuk mund ta diskutoj. Duhet të falë Namazin 5 herë në ditë,”- tha Shkëndije Mujaj.
Këngëtarja rrëfeu se ka hequr dorë nga lyerja e flokëve dhe rregullimi i thonjve për shkak se falet.
“Kam menduar se po bëja Namaz, shkoja në det bëja poza, njëkohësisht edhe Namaz. Por nuk kanë qenë efektive. Tani po e shoh efektin. Bëja Namaz me thonjtë e bëra. Tani nuk i bëj më thonjtë, nuk i lyej më flokët. Jo make up është bukur dhe e lejuar të bëhesh. Të gjitha janë të lejuara në një masë. Unë po flas për ritualet, se si duhet të veprohet,”– përfundoi ajo.
Comments are closed for this post.