Tashmë për disa ditë në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet se si disa vajza rrahen mes vete në Shkup. Sipas pamjeve shihet se, më konkretisht ngjarja ka ndodhur prapa Stacionit të Hekurudhave në Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjatë ditës së diel, respektivisht në orën 4 të mëngjesit në SPB Shkup është raportuar për prishje të rendit publik në një objekt gastronomie në afërsi të Stacionit të Hekurudhave dhe se po punohet për zbardhjen e plot të rastit.