Më mirë të na hidhërohen se pse nuk kemi dalë të flasim, se sa të na shtypin, kështu ministri për Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, u ka folur personave të kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska derisa gazetarët dhe kameramanët i kanë pritur për pyetje në temë, por edhe për aktualitetin se si është e mundshme që Zaev të kryejë funksion të dyfishtë dhe pse Sadulla Duraku është emëruar në ministrinë e re. Bujar Osmani ka ikur i bari, ende përpara se ta dëgjojë këshillën e Popovskit, shkruan portali hulumtues IRL.

Popovski, bashkë me Shekerinskën dhe zv/kryeministrin për Euro-integrime, Bujar Osmani, në mëngjes në Klubin e Deputetëve, gazetarëve ua ka prezantuar Strategjinë për zhvillim të konceptit një shoqëri dhe interkulturalizëm në Maqedoninë e Veriut. Pas fjalimeve të ministrave, incizuesit i kanë përgatitur kamerat jashtë hapësirës në të cilën është mbajtur prezantimi dhe i kanë pritur tre ministrat jashtë për t’i pyetur.

Pak përpara se të dalë, gazetari i IRL-së, i është afruar një personit të kabinetit të zv/kryeministrit për Euro-integrime, Bujar Osmani, pasi që kanë pasur pyetje specifike për atë. Ai u ka thënë që t’i drejtohen Osmanit, por zv/kryeministri është larguar.

Pasi janë kthyer, t’i shohin nëse janë duke ikur edhe dy ministrat tjerë, gazetari i IRL-së e ka dëgjuar ministrin pa resor, Robert Popovski, se si e këshillin shërbimin PR të Shekerinskës që t’u ikë gazetarëve.

“Më mirë të na hidhërohen se pse nuk kemi dalë të flasim, se sa të na shtypin”, i tha Popovski zëdhënëses së Shekerinskës, Lidija Jançovska, duke mos e parë se pas tyre qëndron gazetari. Atëherë, IRL ka reaguar dhe i ka thënë “ju jeni ministër për Transparencë dhe nuk mundeni ju të thoni ashtu”. Popovski ka deklaruar se deklaratat më janë dhënë (duke menduar për prezantimin, në të cilin nuk janë lejuar pyetje për gazetarët).

Ministrja Radmilla Shekerinska, nuk është pajtuar me këtë këshillë të Popovskit. Ajo ka insistuar që të dalë përpara gazetarëve. Derisa Popovski ishte i gatshëm që të ikë, Shekerinska i ka folur shkurt dhe e ktheu mbrapa që të dalë përpara gazetarëve, ku është përgjigjur në të gjitha pyetjet, tematike dhe atyre jashtë temës.

Nga Kabineti i Popovskit kanë reguar dhe e kanë demantuar informatën.

“Informata e këtillë nuk është e saktë, për çka flet fakti që ministrja Shekerinska ka dhënë deklaratë dhe u është përgjigjur të gjitha pyetjeve gazetareske pas ngjarjes së promovimit të Strategjisë për një shoqëri, gjatë së cilës ka qenë i pranishëm edhe ministri Popovski. Në diskutimin që ka qenë përpara dhënies së deklaratave, Popovski u ka sqaruar mediave se të gjitha porositë për Strategjinë një shoqëri do të jenë të prezantuara në ngjarje, dhe se në ngjarjen e organizuar nuk parashihet që të jepen deklarata për media. Por, pasi që u pa se gazetarët janë pozicionuar për deklarata dhe kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre, të njëjtave u është mundësuar, ndërkaq ministrja u është përgjigjur të gjitha përgjigjeve”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Popovskit.