Në Maqedoninë e Veriut në qershor u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 7 përqind në krahasim me qershorin e kaluar.
Enti Shtetëror i Statistikave raportoi që rroga mesatare neto në qershor të vitit 2021 kap vlerën 28 744 denarë, ndërsa ajo bruto 42 950 denarë.
Raportohet që rritje për 25.3% ka pasur në sektorin për Objekte për akomodim dhe shërbime me ushqim, 21.1% në Art, argëtim dhe rekreacion dhe 14.1% në Informacion dhe komunikim.
“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar në muajin janar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.
Comments are closed for this post.