Prokurorja Lençe Ristovska thotë se në tërësi Prokuroria është e kënaqur nga dënimet e shqiptuara në rastin “Shënjestra – Fortesa”, para se gjithash për shkak të asaj me të cilën janë verifikuar të gjitha dëshmitë e Prokurorisë, por që nga disa dënime janë të kënaqur ndërsa nga disa të tjera jo. Në lidhje me kërkesën për paraburgim efektiv të Sasho Mijallkovit, Ristovska theksoi se kjo ka qenë e domosdoshme për shkak të rrezikut të madh nga arratisja.
“Megjithatë do të dëshiroja prej përpara ta shohim arsyetimin e gjykatës në gjykim, dhe për atë të vendosim edhe për ankesat. Në lidhje me arrestimin, ne kemi llogaritur me kolegët me të cilët punojmë në këtë lëndë se ekzistojnë baza për përcaktim të paraburgimit sepse ka ekzistuar rrezik nga arratisja. Pikërisht për shkak të asaj ishte kërkuar edhe paraburgimi, ndërsa edhe sot elaboruam se ekzistojnë dëshmi tjera që shkojnë në rast të rritjes së rrezikut nga arratisja, siç janë leja për qëndrimin e të akuzuarit Mijallkov në një shtet tjetër, kemi pasur të dhëna për gjendjen e tij pronësore, rrethanë se masa e arrestit shtëpiak ashtu siç është përcaktuar nga gjykata nuk mund të zbatohet që nuk është garancion i mjaftueshëm për ne dhe gjithë ajo ka ardhur në korrelacion me rrethanat e rastit, si dhe fakti se nuk ishte i arritshëm një periudhë të caktuar nga momenti kur është përcaktuar masa e arrestit shtëpiak te ne e riafirmuan qëndrimin se ekzistojnë rrethana për përcaktim të paraburgimit”, tha prokurorja Ristovska në deklaratë për mediumet pas gjykimeve për këtë rast.
Në lidhje me arrestimin e Mijallkovit ajo theksoi se të gjitha veprat për të cilat janë akuzuar dhe ajo që ka mundur të plotësohet si qënje e veprave penale sipas Kodit Penal udhëhiqet procedurë e shkurtuar, gjegjësisht aktakuzë ku afatet për paraburgim janë me të vërtetë të shkurtra. Për shkak të kësaj, potencon prokurorja Ristovska, pas shpalljes së gjykimit gjatësia maksimale e paraburgimit është deri në 60 ditë. Sipas saj, duhet të mendohet nëse ndoshta kumulimi i dënimeve duhet të trajtohet si bazë për përcaktimin e arrestit më të gjatë, sepse, siç tha, u tregua se tek ne edhe në lëndë në procedurë të shkurtuar mund të jenë vepra penale shumë serioze.
Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se Prokuroria të premten kur ishin fjalët përfundimtare, nuk ka pasur informata se Mijallkov mund të bëjë përpjekje të arratiset.
Gjykata Themelore Penale Shkup në rastin “Shënjestra-Fortesa” për përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjes së DSK-së sot shqiptoi dënim me burg prej 55 viteve dhe 10 vite dënime të kushtëzuara, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.
Ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov i është caktuar dënim me burg prej 12 viteve për vepër penale “shoqatë kriminele”, “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”, dhe “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”.
Comments are closed for this post.