Nga Qendra për Menaxhim me Kriza japin informacione për shiun që po bie në të gjithë territorin e vendit, e sidomos në vendet e larta malore, ku janë regjistruar edhe reshje të borës.
Nga QMK thonë se reshje bore ka pasur në pjesët malore, në perëndim dhe dhe verilindje të vendit, respektivisht në vendet me lartësi mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit.
“Në disa rrugë është ndaluar qarkullimi për automjetet e rënda, siç është pjesa Mavrovë – Dibër, rruga “Strazhë”, ndërsa në pjesën nga Kriva Pallanka rreth tre deri në pesë kilometra larg vendkalimit kufitar “Deve Bair” është e vështirë të kalohet rruga. Autoritetet për mirëmbajtjen e rrugëve tashmë po ndërmarrin veprime për të pastruar pikat kritike në vende më të larta”, theksojnë nga QMK.
Nga QMK apelojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm, përveç reshjeve të shiut dhe borës, të kenë kujdes edhe nga rrëshqitja e dheut si dhe vazhdimisht të informohen nga autoritetet për gjendjen e rrugëve.
Comments are closed for this post.