Interesi për vaksinimin kundër koronavirusit po rritet çdo ditë, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Prej ditës së djeshme është hapur ueb-faqja për rivaksinimin, për regjistrimin e personave që janë vaksinuar jashtë vendit. Rënia drastike e personave të rinj të infektuar, si dhe numri në rritje i njerëzve që morën vaksinën për autoritetet jep shpresë të madhe për shuarjen përfundimtare të pandemisë dhe rifillimin e jetës normale.
Komisioni për Sëmundjet Infektive propozoi zbutje të masave nga 1 qershori, që do të thotë se maskat mbrojtëse nuk duhet të jenë të detyrueshme në vende të hapura. Maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura, transporti publik dhe kudo që distanca e rekomanduar nuk mund të mirëmbahet, mbeten të detyrueshme.
Propozoni që të hiqet ndalimi për grupimin në natyrë. Gjatë grupimit të disa personave, mbetet rekomandimi për të mbajtur maska mbrojtëse.
“Të lejohet organizimi i dasmave dhe festimeve në natyrë me muzikë, me një kapacitet maksimal prej 50 përqindjen në hapësirën e hapur, por jo më shumë se 100 të ftuar. Numri maksimal i lejuar i mysafirëve në një tryezë të jetë gjashtë. Ndeshjet sportive në natyrë duhet të luhen me publik, por me shfrytëzim maksimal prej 30 përqindjen të kapacitetit të stadiumit. Tu lejohet ndërmarrjeve hotelierike të akomodojnë gjashtë mysafirë në një tryezë, ndërsa të gjitha kufizimet e tjera mbeten në fuqi. Ora policore mbetet në fuqi”, janë propozimet e Komisionit.
Deri më tani në vend, janë aplikuar gjithsej 304,904 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 71.060 qytetarë.
“Vaksinimi është duke u zhvilluar pa pengesa në të gjitha pikat në shtet. Interesimi për vaksinim çdo ditë e më shumë po rritet ndërsa deri më tani numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 429.464 qytetarë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinimi po bëhet në pajtim me Planin nacional për imunizim. Po vaksinohen personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk, si dhe persona të punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete të vendit – në A1 Arenën QS “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve në mënyrë masive të paraqiten në vakcinacija.mk pasi është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë që të vaksinohen.
Ministria e Shëndetësisë e informoi opinionin se që sot bashkë me 6 qershorin 2021 në funksion është ueb faqja https://vakcinacija.mk/revaccination që është për regjistrimin e vetëm atyre qytetarëve që janë vaksinuar jashtë vendit ndërsa dëshirojnë të rivaksinohen në vend.
“Përmes regjistrimit të qytetarëve do të mund të kemi pasqyrë të plotë se për çfarë numri bëhet fjalë, me cilat vaksina janë vaksinuar dhe kur duhet të rivaksinohen. Faqja për rivaksinim do të jetë e hapur një javë ndërsa më pas do të mbyllet për regjistrim. Në këtë mënyrë do t’i saktësojmë sasitë dhe llojin e vaksinave që do të na nevojiten. Sfida më e madhe për rivaksinimin e këtyre qytetarëve është fakti që dozat nuk kemi mundur deri më tani t’i planifikojmë dhe nuk e dimë se me çfarë do të disponojmë në momentin kur ata duhet të rivaksinohen”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Për të gjithë qytetarët e tjerë pas regjistrimit në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhet përpjekje të sigurohen sasi të mjaftueshme të vaksinave pas çka do të informohemi më saktë në opinion. Në pajtim me informacionet me të cilat disponojmë pjesa më e madhe e qytetarëve të vaksinuar jashtë vendit, para së gjithash në Serbi duhet të rivaksinohen rreth 19 qershorit”, njoftuan nga MSH.
Shtojnë se me vaksinën e Astra Zenekas në vend do të vaksinohen vetëm qytetarët mbi 60 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se ka shtretër të lirë në qendrat kovid, ndërsa se për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientët kovid.
Sipas të dhënave të fundit, 75 persona po trajtohen në kovid- qendrat në kryeqytet. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, 134 pacientë janë duke u trajtuar në repartet infektive në vend, ka shtretër të lirë.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 792.077 teste të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.246, numri i pacientëve të shëruar është 147.473, numri i vdekjeve është 5.398 ndërsa numri i rasteve aktive është 2.375.
Comments are closed for this post.