Kandidati për President, Blerim Reka, gjatë ditës së djeshme zhvilloi fushatën në Manastir, në Cërnilishtë dhe Zhitoshë. Nga qyteti i muzeut të alfabetit shqip, Reka tha se qytet është i zbrazur, por nga ata që kanë mbetur kërkoi që në mënyrë masive të më votojnë, sepse me rëndësi sipas tij është arritja e censusit. Reka, para manastirasve shprehet optimist se si President i ardhshëm, nuk do të lejoj të braktiset shteti. Por, ai zotohet se në agjendën e tij ka prioritet sistemimin e rinisë. Koncepti im, tha Reka, është një Republikë për të gjithë me Ligjin mbi të gjithë. Kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Reka sot zhvillon takim edhe me qytetarët në Komunën e Çairit.

Ajo që ishte brengë e të gjithë bisedave me qytetarët ishte zbrazja e shtetit dhe brenga për shpërnguljen e të rinjve por edhe të gjithë qytetarëve. Prandaj, një nga prioritetet e mia është pikërisht ndalja e eksodit nga Maqedonia dhe kjo mund të bëhet me reforma, andaj ofroj konceptin e republikës për të gjithë me ligjin për të gjithë. Nëse nuk arrijmë të bëjmë reforma qeverisëse në vitet e ardhshme, vërtetë Maqedonia do të mund të përfundoj si shteti i zbrazur- Deklaroi Blerim Reka.