Falënderimi qoftë për Atë, i Cili mund të bëjë gjithçka!

Të dashur besimtarë, i nderuar ummet,
Sonte, 21 mars 2020, është Nata e Madhe e Israsë dhe e Miraxhit dhe unë dua t’i uroj të gjithë myslimanët kudo në botë me fjalët e Allahut (xh. sh.): ”Subhanel-ledhi”; me fjalë të tjera: “Falënderimi qoftë për Atë, i Cili mund të bëjë gjithçka!”
Në suren “El-Isrâ’”, ajeti 81, thuhet: “Thuaj: ‘E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!’”
Nata e Madhe e Israsë dhe e Miraxhit është një ditë e madhe për tërë botën, një kalim i mrekullueshëm nga injoranca në dituri, nga plogështia në këndellje, nga nënçmimi lokal në vlerësim planetar. Rrugëtimi dhe ngjitja e Muhamedit (a. s.) në vijë horizontale dhe vertikale e zhduku të pavërtetën dhe i dha jetë të vërtetës, Shpalljes së Kuranit famëlartë, librit të të gjithë librave. Në jetë të jetës ne e kemi referencën, me të cilën fillon një sure e tërë e Kuranit: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jerusalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (Kuran, 17:1)

Sot, në kohën kur në tërë botën prej xhamive tona dëgjohet vetëm Ezani, kur xhemati falet vetëm në shtëpitë e veta shkaku i dermës që është paraqitur, ne duhet të motivohemi edhe më shumë nga Israja dhe Miraxhi në kapërcimin e të gjitha vështirësive që vijnë prej Zotit të Madh. Uroj që kjo gjendje të kalojë sa më shpejtë dhe jeta, për të gjithë, t’i kthehet normalitetit.

Të besojmë tek abd-i i secilit prej nesh – tek ajo që nënkupton trupin dhe shpirtin që na i ka dhënë Allahu (xh. sh.) dhe i Cili mund të na i marrë, gjithnjë me qëllimin më të mirë: për ta ruajtur veten dhe për t’i kontribuar dynjasë dhe ahiretit vetëm sipas rregullave islame.

Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi,
Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut