Tërmet me fuqi prej 2.4 shkallë Rihter është regjistruar mbrëmë në Vinicë.

Tërmeti ka ndodhur 21 minuta pas mesnate, informojnë nga Observatori Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Epiqendra ka qenë 100 kilometra në lindje të Shkupit, në rajonin Dellçevë – Berovë.