Gjashtë raste të reja të fruthit janë regjistruar nga institucionet shëndetësore. Pesë nga të prekurit me sëmundjen e fruthit janë fëmijë, ndërsa një është i rritur. Asnjëri prej fëmijëve të prekur nuk është i vaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se gjatë ditës së sotme do të dalin me më shumë informacione, pasi të përfundojë seanca e Komisionit për sëmundje ngjitëse e cila është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme,

Jozyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk përjashtohet mundësia që të shpallet gjendje epidemie në nivel të Bashkisë së Shkupit, pas informacioneve se fruthi po përhapet edhe në Gazi Babë, Çair, Butel dhe Shuto Orizare.

Ndryshe, të dhënat e fundit të Qendrës për shëndet publik tregojnë se gjithsej 15 mijë fëmijë të moshës deri 14-vjeçare nuk janë të vaksinuar.