Në Shkup sot nga ora 13:00 do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të marshit protestues të paralajmëruar, që do të fillojë nga parku i Çairit.
“Sot me fillim në orën 13:00 është paralajmëruar marsh protestues, i cili do të fillojë nga parku në Çair, vazhdon drejt nëpër rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, drejt nëpër rrugën “Cvetan Dimov”, në të djathtë në bulevardin “Goce Dellçev”, në të majtë nëpër rrugën “Filipi i Dytë”, në të djathtë nëpër rrugën “11 Tetori” deri në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB njoftojë se për ato arsye Reparti për siguri të komunikacionit rrugor në periudhën e cituar do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpërmjet rrugëve përreth. MPB apelon te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët në të cilat zhvillohet ngjarja.
Comments are closed for this post.