Real Madridi ka ndërmarrë hapin e parë drejt Kylian Mbappe, duke bërë ofertë zyrtare te klubit PSG.

Mbapes që ka refuzuar ofertat e rinovimit nga PSG, mbetet në krye të listës së Florentino Pérez.

MARCA tani shkruan se Real Madridi tashmë ka kontaktuar klubin parisien për të nisur ofertën e tij të parë për yllin francez. Se kjo ofertë ka arritur është konfirmuar edhe nga shumë media dhe gazetarë.

Mbretërit kanë ofruar 160 milionë euro, një shifër që ata e konsiderojnë më se të arsyeshme për një lojtar i cili për më pak se katër muaj mund të negociojë pa asnjë kosto me klubet tjera, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2022.

Negociatat tani janë hapur, dhe PSG e di zyrtarisht që Real Madridi duan të nënshkruajnë me Mbappen.

Lojtari do të informojë tani klubin se oferta e Real Madridit duhet të dëgjohet nga ata. /Telegrafi/