Avokatët e biznesmenit Orce Kamçev në gjykimin e sotëm për rastin “Parcelat në Vodno” ngritën kërkesë për përjashtimin e prokurores Lile Stefanova nga procesi. Gjykata Penale e ridërgoi kërkesën pranë kryetares së Prokurorisë së krimit të organizuar, Villma Ruskoska, e cila e hodhi poshtë. Mbrojtja hapin e këtillë e arsyeton me kallëzimin penal ndaj Stefanovës, që është ngritur për punë të pandërgjegjshme në shërbim dhe falsifikimin e dëshmive. Pasi propozimi u refuzua, vazhdoi diskutimi me prezantimin e dëshmive të Prokurorisë. Përveç Kamçevit, të akuzuar për pastrim parash janë edhe Nikolla Gruevski, Ratka Kamçeva dhe dy persona, si dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili akuzohet për ndihmë.