Sirenat vazhdojnë të dëgjohen nëpër Izrael pas nisjes së një sulmi me raketa nga Irani. Mediumi izraelit “Jerusalem Post” ka raportuar se afro 400 raketa janë lansuar nga Irani, përfshirë balistike.

Ushtria Izraelite ka njoftuar se Irani ka lansuar raketa. SHBA-ja para pak orëve kishte njoftuar se sulmi po pritet të ndodhë së shpejti. Dy raketa raportohen se janë shkatërruar mbi Jerusalem.