Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.900 testime për COVID-19, ndërsa 421 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 211, Kumanovoë – 32, Shtip – 26, Veles – 25, Kavadar – 19, Koçan – 15, Prilep – 13, Ohër – 12, Makedonska Kamenica – 9, Gjevgjeli – 7, Strumicë, Kërçovë dhe Kriva Palanka – nga 6, Shën Nikollë – 5, Gostivar – 4, Manastir, Radovish, Berovë, Vinicë dhe Demir Hisar – nga 3, Kratovë dhe Bogdanci – nga 2, Tetovë, Negotinë, Resnjë, Probishtip, Valandovë dhe Krushevë – nga 1 në secilin qytet.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona të cilët kanë qenë pozitiv për coronavirus, ndërsa në sistemin “Termini im” janë paraqitur edhe 5 persona tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 06.09.2021 deri 28.09.2021.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 395 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 195.963, prej të cilëve 182.473 janë shërruar, ndërsa 6.888 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 6.602.