Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për “Euronews Europe” u shpreh se “Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave”.
“Nëse ngecin sërish bisedimet, ne do të vazhdojmë të punojmë gjithmonë fort e më fort për ta bërë Shqipërinë një shtet evropian. Sot nuk jemi gati për të qenë anëtarë, por jemi më shumë se gati për të hyrë në negociata. Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave”, deklaroi Rama.
Kreu i ekzekutivit shqiptar shtoi se duke mos qenë të integruar plotësisht në BE, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri, tërheqëse për palë të treta që nuk kanë vlera të njëjta me shtetet evropiane.
“Për Shqipërinë nuk ka rrezik sepse shqiptarët janë fanatikë për Perëndimin dhe BE-në”, nënvizoi Rama.
Comments are closed for this post.