Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit. Rama në fjalën e tij për mediat është shprehur se kjo është një formë përgatitjeje nëse vendet e tjera e vendosin kusht udhëtimi.
Ndër të tjera ai është shprehur se krahas të gjithë shërbimeve online që mund të merren, tashmë edhe dëftesa e nxënësve do të jetë një dokument që mund të merret me vulë përmes aplikimit online.
“Shëndetësia sot vijon që të transformohet në këtë aspekt pasi janë një sërë procesesh që deri më dje bëheshin me radhë sot bëhen online që nga regjistrimi i mjekut të familjes dhe në recetat që ofrohen në mënyrë online. Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama.
Comments are closed for this post.