Nga Qyteti i Shkupit për TV21 thonë se kamionë që ra në gropë pas dëmtimit të pllakave në sheshin Maqedonia është futur në këtë hapësirë pa leje. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndaj subjektit privat do të zbatohen sanksione të ashpra.
“Një subjekt privat me kamion ka hyrë pa leje në sheshin Maqedonia duke shkaktuar dëme të pllakave. Qyteti i Shkupit e dënon ashpër këtë akt, do të marrë të gjitha masat ligjore për kryerjen e inspektimeve dhe sanksioneve, pas së cilës do të kërkohet kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj të mirave publike në shesh. Një sjellje e tillë nga ana e individëve është e papranueshme dhe për të do të zbatohen sanksionet më të rrepta”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Ndryshe, kjo është hera e tretë që një automjet “fundoset” në sheshin kryesor të qytetit të Shkupit.
Comments are closed for this post.