“Katastrophenfall ausgerugen”, ky është njoftimi zyrtar i qytetit të Regensburgut në Gjermani. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vije si pasojë e reshjeve të vazhdueshme. Niveli i Danubit vazhdon të rritet dhe po e detyron qytetin të ndërmarrë këtë hap. Në orën shtatë, niveli në Urën e Hekurt në Regensburg ishte 5.80 metra.
Mijëra banorë janë këshilluar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Shiu i vazhdueshëm dhe situata e tensionuar e përmbytjeve vazhdojnë të ndikojnë në trafikun hekurudhor në Gjermaninë jugore. Për shkak të dëmtimit të stuhisë, udhëtarët në Bavari dhe Baden-Württemberg gjithashtu duhet të presin anulime të trenave dhe vonesa në transportin në distanca të gjata të hënën.
Comments are closed for this post.