Receta është e thjeshtë, përbërësit janë të shëndetshëm, prandaj hidhini një sy ose ruajeni për më vonë.
Përbërësit: 2 kunguj jeshilë të mëdhenj ose 3 të vegjël, 1 lugë çaji kripë, 1/2 gotë me qepë të njoma të prera imët (rekomandoj të përdoret vetëm pjesa jeshile e bishtave), 1-2 hudhra të shtypura, piper, rigon, 2 vezë, 1 gotë miell bajamesh dhe 1 lugë gjelle miell kokosi.
Përgatitja: Grijmë kungujt në rende te dhëmbëzat e mëdha. I shtrydhim pak me dorë dhe largojmë ujin që do të lëshojnë. (Nuk i shtrydhim plotësisht) Shtojmë qepët e prera imët dhe hudhrën dhe vezët. Në fund miellin e bajames dhe kokosit. I përziejmë U japim formë me dorë dhe i skuqim ose i pjekim. Unë i preferoj të pjekura prandaj parangrohim furrën në 200⁰C dhe i pjekim për afërsisht 20 minuta I shoqërojmë me kos ose salcë xaxiqi sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!
Comments are closed for this post.