Qeveria vendosi që vendimet për personat të cilët duhet të jenë në izolim të publikohen në ueb-faqen e IShSSh. Në mënyrë plotësuese në “Gazetën Zyrtare” sa më shpejtë që është e mundur. Gjatë kësaj, nuk do të publikohen të dhënat personale të qytetarëve, gjegjësisht plotësisht do të ruhen standardet e definuara me Ligjin për Mbrojtje të të Dhënave Personale.
Prej atje shtuan se për këtë mënyrë të dorëzimit të vendimeve, qytetarët do të informohen paraprakisht përmes numrit të telefonit të lënë në institucionin ku ishte bërë testimi, ndërsa do të ekzistojë mundësia që të jepet vërtetim se është publikuar vendimi për izolim me kërkesë me shkrim të qytetarëve.
“Vërtetim për vendim të publikuar për vetizolim mund të jepet edhe për nevojat e Prokurorisë Themelore Publike ose ndonjë organi tjetër me kompetencë për mbikëqyrje në vendimet për izolim”, theksuan nga shërbimi për informim i Qeverisë.
Comments are closed for this post.