Qeveria në mbledhjen e sotme të caktuar në orën 17,30 minuta pritet të vendos për lehtësira të reja të lëvizjes në kufijtë shtetëror si dhe për bizneset tjera. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjatë ditës së sotme ose nesër do të diskutohet për heqjen e testit të domosdoshëm negativ për të hyrë në vend dhe heqjen e masës së vetizolimit. Më herët në komisionin për sëmundje infektive ishte vendosur për lehtësimin e masave për disa operator ekonomik, si që të hapet kazinotë dhe aparatet, të rikthehet transportit publik dhe në fund të hapet qendrat e fitnesit duke respektuar protokolle të caktuara.