Në mbledhjen e sotme qeveritare, me propozim të zëvendëskryeministrit, Ljupço Nikollovskit, Qeveria e Maqedonisë shqyrtoi Informacionin për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për digjitalizimin e proceseve dhe obligoi ministritë të përgatisin ndryshime dhe plotësime në ligj ku përfshihen digjitalizimi i proceseve lidhur me procedurat.

Rekomandimet janë edhe për vetqeverisjet lokale dhe bashkërisht me të gjitha organet shtetërore duhet të kërkojnë për qasje deri te të dhënat e Regjistrit Qendror të Popullatës.

Qëllimi i këtyre masave, sipas qeverisë, është që Regjistri Qendror të jetë pikë ku merren informacione për qytetarët në mënyrë që të eliminohet nevoja që ata personalisht t’i çojnë të dhënat dhe dokumentet dhe në këtë mënyrë të përshpejtohen proceset për dhënien e një numri të madhe të dokumenteve për mjeteve për komunikim elektronik.

Aktivitet për blerjen e pajisjeve informatike për aderon në Platformën nacionale duhet të ndërmerren deri në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm.