Qeveria vendosi ta rrisë pjesëmarrjen në Fondin për Ballkanin Perëndimor, duke filluar prej këtë vit, informon sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

“E rritëm pjesëmarrjen financiare të vendit tonë në Fondin për Ballkanin Perëndimor, me idenë për realizim  më të mirë të aktiviteteve programore të këtij fondi, dhe ajo do të thotë se vendi fillon nga viti 2019 të paguajë  kontribute vjetore të rritura në buxhetin e këtij Fondi ose në vlerë  prej 60.000 euro”, tha Boshnjakovski.

Theksoi se të gjitha qeveritë e rajonit në suaza të këtij Fondi së bashku punojnë në projektet më të madha infrastrukturore të lidhura me sektorin qytetar, me arsimin, që janë në nivel rajonal.

“Të gjitha vendet kontribuojnë, ashtu që edhe ne kontribuojmë. Ky është Fond me mjete që vijnë  nga buxhetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga BE-ja dhe nga vendet tjera dhuruese, dhe paratë shpenzohen në projekte të rajonit”, shtoi zëdhënësi qeveritar.

Fondi i Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë,  është fondi i parë i krijuar nga qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa qëllimi  itij është të përforcohet bashkëpunimi mes vendeve nga rajoni, me qëllim të përparimit të integrimit në Bashkimin Evropian.