Vendimi i Qeverisë për ngrirjen e marzhit të produkteve të caktuara për të kufizuar rritjen e çmimeve dha rezultate menjëherë. Çmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korrigjimi i çmimit është bërë nga sot dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ulja më e madhe pritet te vaji për gatim deri në 10%, më tej te makaronat, si dhe të gjitha produktet e tjera bazë që mbulohen nga vendimi i qeverisë, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria në kontinuitet e ndjek dhe monitoron vazhdimisht situatën dhe në kushtet e rritjeve të reja të paralajmëruara të çmimeve të produkteve ndërhyri menjëherë për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Për bukë të bardhë, sheqer dhe vaj përcaktohet marzha tregtare në 5%. Kurse për miellin, makaronat, shpagetat dhe orizin është përcaktuar marzhë prej 10%.
Në periudhën që vjen do të vazhdojnë kontrollet intensive për tregtarët me qëllim që të mos ketë rritje drassdtike të marzhave dhe të njejtat në të njejtën kohë të sanksionohen.
Qeveria në vazhdim do të ndjek gjendjen dhe nëse do të ketë nevojë vendimi për ngrirjen e çmimeve të vazhdojë deri në fund të vitit 2022, thuhet në komiunikatën e Qeverisë.
Comments are closed for this post.