Qeveria në seancën e katërt e miratoi “Planin për menaxhim me trashëgimin natyrore dhe kulturore botërore në rajonin e Ohrit (2020-2029)”, me plan veprimi me të cilin sigurohet implementimi i të gjitha rekomandimeve të UNESKO-s.

Në Plan, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, saktësohen aktivitetet e ndaluara në zonat e mbrojtura përkatëse dhe u konfirmuan planet e ardhshme specifike dhe hulumtimet që janë të domosdoshme për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit.

“Me masat e propozuara do të përforcohet kapaciteti institucional për menaxhim të qëndrueshëm të trashëgimisë së mbrojtur natyrore dhe kulturore botërore në rajonin e Ohrit”, thuhet në kumtesë.

Qeveria ka dhënë mendim pozitiv në kërkesën e Kuvendit për propozim ligjin për subvencionimin e shujtës së studentëve, të cilën deputetët duhet ta miratojnë në procedurë të shkurtuar.

Në seancë Qeveria e ka konfirmuar edhe tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale, i cili mes tjerash parashikon shumë raste si arsye për marrjen e koncesionit për eksploatim për shkak shkeljes së konsiderueshme të dispozitave të marrëveshjes në raste kur kryerja e eksploatimit e rrezikon interesin publik, sigurinë dhe shëndetin e popullsisë.