Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar jorealisht, rritje të projektuar jorealisht, po reagon sot VMRO-DPMNE.
SDS dhe BDI kanë planifikuar buxhet për gjysmë viti, e jo për të gjithë vitin 2024, që do të thotë se nuk i kanë lënë hapësirë për manovrim Qeverisë së re.
83 milionë euro nga Buxheti do të shpenzohen për shlyerjen e huave jashtë vendit që qeveria e kaluar e SDS-së dhe BDI-së, së bashku me drejtorët, i ka bërë përmes ndërmarrjeve publike si Rrugët Shtetërore, Hekurudhat, JSP, ESM që nuk janë në gjendje t’i paguajnë dhe për të njëjtat garanci shtetërore janë lëshuar.
Dhe jo vetëm kjo, por qeveria e kaluar, SDS dhe BDI, kur e krijuan Buxhetin, i injoruan plotësisht vlerësimet për rritjen e ekonomisë. Pra, rritja që pritet tani nuk është 3.4 për qind, por 2.1 për qind.
Këtë lloj Maqedonie e kemi trashëguar. Ne do ta ndryshojmë këtë. Paaftësia përfundon me ta, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj!”, thuhet në njoftimin e partisë.
Comments are closed for this post.