Qeveria e Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 115, me disa pika që do të jenë në rend dite nga programi për punë dhe në interes të përgjithshëm.

Me propozim të Agjencisë për rini dhe sport qeveria do të shqyrtojë propozim-programin për zhvillimin e sportit dhe rinisë për vitin 2019, si dhe propozim-programi për ndarjen e mjeteve për lojërat e fatit për vitin 2019.

Në seancën e sotme qeveria do të deklarohet për programin vjetor me plan financiar për vitin 2019 për Drejtorinë për zhvillimin teknologjik të zonave industriale.

Gjithashtu në seancën e sotme do të prezantohet propozim-programi për promovimin dhe mbështetjen e turizmit për vitin 2019.