Qeveria ka bërë të ditur pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave në mandatin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev, i cili muajin e kaluar kishte pagë më të ulët se Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tani ka më të lartën. Kryeministri merr 87.813 denarë, që është për 348 denarë më pak se para zgjedhjeve.
Spasovski është në vendin e dytë me 85.113 denarë. Paga e tij u zvogëlua për 7.186 denarë. Në vendin e tretë është Jagoda Shahpaska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, me 74.273 denarë.
Sheqerinska tani është në vendin e katërt me 72.989 denarë, që është më pak për 6.161 denarë krahasuar me atë të mëparshmin. Në pozitën e pestë është Irena Stefoska, Ministre e Kulturës, me 72.670 denarë.
Jashtë Top-5 ndjekin zv. kryeministri për Integrime Evropiane Nikolla Dimitrov dhe zv. kryeministrin për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi me pagë identike – 71.385 denarë. Zv. kryeministri i parë Artan Grubi merr rrogë prej 70.102 denarë, të njëjtën pagë merr edhe Bujar Osmanit, Ministrit të Punëve të Jashtme.
Ljupço Nikollovski, merr 68.179 denarë, njëjtë me të ardhurat mujore të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Goran Milevski, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, ka rrogë prej 70.102 denarë dhe renditet më lart se Nikollovski dhe Filipçe. Fatmir Besimi, Ministri i Financave, gjithashtu merr më shumë nga kjo dyshe, me 69.783 denarë.
Comments are closed for this post.