Nga kjo erëz e cila përdoret çdo ditë në kuzhinë mund ta bëni pijen magjike për zemër sipas recetës së murgeshës Hildegard von Bingen

Majdanozi ka përfitime për organizmin dhe mjekët e mjekësisë popullore e rekomandojnë edhe si ilaç kundër sëmundjeve të ndryshme.

Ky ilaç natyral përdoret kur ndieni çfarëdo vështirësie të zemrës si p.sh. therje, dridhje, kërcime për shkak të stresit. Është efikas edhe te angjina pektoris.

Përbërësit:

– 10 degë majdanozi pa rrënjë,

– një litër verë të zezë apo të bardhë shtëpiake,

– 2 lugë uthull vere,

– 300 gramë mjaltë natyral.

Përgatitja:

10 degë të freskëta majdanozi bashkë me fletët qitni në një litër verë natyrale të pastër dhe shtoni 1–2 lugë të mëdha uthull të pastër vere.

Zieni 10 minuta në zjarr të ulët (kushtoni kujdes, mund të shkumëzojë).

Shtoni 300 gramë mjaltë natyral bletësh dhe lini që të zihen ngadalë edhe 4 minuta.

Verën e nxehtë kullojeni dhe të nxehtë qiteni në shishe, të cilat më parë i keni shpëlarë me alkool të fortë.

Mbyllni mirë. Shtresa e cila krijohet nuk është e dëmshme dhe lirisht mund ta pini.

Pini çdo ditë nga një lugë supe derisa të pushojnë problemet.

Për sëmundje të rëndë nevojitet ta përdorni një periudhë kohore më të gjatë.