Mënyra se si ushqehemi është shumë e rëndësishme për jetë tonë.  “Ne jemi çfarë hamë” thotë një shprehje.

Së fundmi ‘’Konfederata Italiane e Kultivuesve’’ ka kryer një studim dhe ka renditur se cilat janë ushqimet më të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Kjo konfederatë ka përpiluar një listë, ku ka renditur 10 ushqimet më të rrezikshme në botë. Në vendin e parë renditet peshku nga Spanja.  Arsyeja është se ky peshk ka përmbajtje të lartë të mërkurit .

Pas peshkut spanjoll, në vendin e dytë të renditjes së ushqimeve më të rrezikshme janë midhjet e gjalla që vijnë nga Franca. Konsumimi i këtyre midhjeve do t’ju bëjë që të keni diarre dhe të vjella.

Në vendin e tretë rendite pula e importuar nga Polonia. Kjo sepse kjo pulë është kontaminura me  ‘’Salmonella enterica ‘’.

Peshku francez renditet në vendin e katërt më të rrezikshme. Arsyeja është sepse ky peshk përmban krimbin Anisakis.

Në vendin e pestë renditen lajthitë nga Turqia. Kjo pasi këto lajthi përmbajnë aflatoksina, substanca që konsiderohen si kancerogjene.

Në vendin e gjashtë renditen midhjet spanjolle. Kjo pasi këto midhje janë kontaminuar me ‘’Escherichia Coli’’.

Në vendin e shtatë renditen kikirikët nga Egjipti. Kurse në vendin e tetë është mishi i ngrirë i importuar nga Brazili. Arsyeja është se ky mish është kontaminuar me Escherichia Coli-Shigatoxin.

Në vendin e nëntë renditen lajthitë nga Azerbajxhani. E në vendin e 10 renditen pulat nga Brazili.